
Mbrojtësi i Liverpoolit, Conor Bradley bëri një paraqitje monstruoze në fitoren e Liverpoolit ndaj Real Madridit të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Los Blancos në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, falë një goli të Alexis Mac Allister.
Megjithatë, njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte mbrojtësi i djathtë i Reds, Conor Bradley.
22-vjeçari pati një detyrë të vështirë për ta ruajtur yllin brazilian, Vinicius Junior, i cili njihet si një driblues i mirë dhe lojtarë i rrezikshëm.
Por, Braldey jo vetëm që arriti ta neutralizojë Viniciusin, por “e futi në xhep” në çdo përballje një kundër një, duke bërë të gjithë rrjetet sociale të shkruaj për paraqitjen e tij.
Sot, faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar një përmbledhje të shkurt të paraqitjet së Bradley, duke e cilësuar si një mbrojtës i djathtë ‘masterclass’. /Kampionet/


