Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareDy gola, një gol i anuluar e një penallti e humbur: Mbyllet...

Dy gola, një gol i anuluar e një penallti e humbur: Mbyllet pjesa e parë e derbit Man City – Liverpool – Kampionet

Manchester City e ka mbyllur me epërsi derbin anglez ndaj Liverpoolit.

Vendasit ishin më të mirë në këtë pjesë, ku e kishin plotësisht dominimin dhe rastet më të rrezikshme, me epilogun që doli të jetë 2-0.

City kishte rastin e artë për të kaluar në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë, pasi Giorgi Mamardshvili shkaktoi penallti me një ndërhyrje te Jeremy Doku, por që Erling Haaland dështoi nga pika e bardhë (13’).

Sidoqoftë, norvegjezi e përmirësoi gabimin për të shënuar një supergol me kokë pas harkimit të Matheus Nunes (29’).

Liverpool pastaj u rikthye në lojë përmes Virgil van Dijk, që realizoi me kokë pas harkimit të Mohamed Salah, megjithatë VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

City vazhdoi të jetë më kërkuese, ndërsa Nico me një supergol nga distanca e dyfishoi epërsinë, goditja e të cilit u devijua nga Van Dijk (45+4′).

Kësisoj, mbetet të shihet nëse Man City do ta ruajë këtë epërsi ose Liverpooli të bëjë ndonjë përmbysje në 45 minutat e dytë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments