Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësDukagjini këndellet, merr fitore të madhe në udhëtim te Gjilani - Kampionet

Dukagjini këndellet, merr fitore të madhe në udhëtim te Gjilani – Kampionet

Dukagjini është rikthyer te fitoret pas katër ndeshjeve, teksa ka triumfuar në udhëtim te Gjilani me rezultat të pastër 0-2.

Vetëm pas shtatë minutave lojë ndeshja u zhbllokua, kur kapiteni i Dukagjinit, Altin Mërlaku shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për 0-1.

Gjilani krijoi më shumë, duke tentuar të gjej golin e barazimit, por pa sukses.

Kësisoj me epërsinë e mysafirëve 0-1 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe pjesa e dytë i takoi vendasve që kishin iniciativën dhe kërkonin me çdo kusht golin e barazimit.

Megjithatë ishin sërish mysafirët që shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Zëvendësuesi Basit Khalid realizoi nga afërsia për rezultatin përfundimtar 0-2.

Me këtë fitore Dukagjini mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 17 pikë, derisa Gjilani është e teta me 11 sosh.

Në ndeshjen e radhës, Dukagjini pret Malishevën, ndërsa Gjilani udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur me Prishtinën në fundjavë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments