Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareDo të largohet nga Franca pas Kupës së Botës, gjiganti arab ia...

Do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës, gjiganti arab ia mësyn Didier Deschamps – Kampionet

Klubi saudit Al-Ittihad është i interesuar ta emërojë Didier Deschampsin si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Drejtuesit e klubit nga Arabia Saudite janë në dijeni se Deschamps do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2026. Pritet që trajneri francez t’i japë fund periudhës së tij në krye të Francës pas turneut dhe të nisë një kapitull të ri në karrierë.

Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë në fund Deschamps, por Al-Ittihad po e ndjek me shumë seriozitet situatën dhe po përgatitet për t’i bërë një ofertë konkrete.

Didier Deschamps

Deschamps, që është në krye të Francës që nga viti 2012, ka fituar Kupën e Botës (2018) dhe Ligën e Kombeve (2021) me përfaqësuesen “Les Bleus”, duke u bërë një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Al Ittihad është gati ta bëjë teknikun francez një ndër trajnerët më të paguar në botë, ndërsa aty do të ribashkohet me dyshen N’Golo Kante dhe Karim Benzema.

Përndryshe, në vendin e tij te Franca pritet të emërohet legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments