Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga Ndërkombëtare“Do të ishte ëndërr e bërë realitet” - sulmuesi i Kosovës synon...

“Do të ishte ëndërr e bërë realitet” – sulmuesi i Kosovës synon trofeun e parë me Mallorca – Kampionet

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është bërë një nga lojtarët më të pëlqyer te Mallorca, falë pasionit dhe përkushtimit që tregon në çdo ndeshje.

Muriqi është afër për të hyrë në histori te skuadra spanjolle: ai ka 40 gola në 127 paraqitje, ndërsa rekordin e golave për klubin e mban legjenda Samuel Eto’o me 70 gola në 162 ndeshje. Vetëm 30 gola e ndajnë Muriqin nga ky rekord.

Sulmuesi nga Prizreni po zhvillon edicionin e katërt të plotë te Mallorca, pas periudhës së huazimit nga Lazio në sezonin 2021/22. Pasi huazimi përfundoi, Mallorca bleu kartonin e tij për 8 milionë euro, ndërsa së fundi Muriqi rinovoi kontratën deri në vitin 2029.

Në një intervistë për emisionin “Jugam a Fora de Joc”, Muriqi rrëfeu sfidat e tij te Lazio dhe vendimin për të kaluar në Spanjë.

“Kur isha te Lazio, më telefonoi Ortells dhe e refuzova ofertën. Vuajta shumë në Itali, pasi kur isha në formë të mirë fizike, Sarri nuk më kishte në planet e tij. Ortells më telefonoi sërish, dhe fillova të kërkoj informacione për Mallorca, pastaj pranova”.

“Nuk e mora familjen me vete, sepse mendova se do të ishte vetëm për katër muaj. Erdha për katër muaj, dhe tani jam këtu gati pesë vjet”.

“Dua të fitoj një trofe me Mallorca. Pothuajse ia dolëm dy vjet më parë në Kupën e Mbretit, por La Liga është shumë e vështirë. Do të doja të fitoja një trofe dhe të mos e harroja – për mua do të ishte një ëndërr e bërë realitet”, deklaroi ai.

Muriqi ka deklaruar gjithashtu se planifikon të përfundojë karrierën si futbollist te Mallorca dhe të hapë biznese në qytet pas daljes në pension. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Kosovës, me 32 gola në 64 ndeshje.

Edicioni 2025/26 ka nisur mirë për Muriqin: në nëntë ndeshje ai ka shënuar pesë gola, duke shënuar edhe ndaj gjigantëve spanjoll si Real Madrid dhe Atletico Madrid. Megjithatë, Mallorca po kalon një moment të vështirë: pas dhjetë ndeshjeve, ka dy fitore, tri barazime dhe pesë humbje, duke u renditur e 16-ta me nëntë pikë. /Kampionet/

– YouTube www.youtube.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments