Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaKombëtarjaDardanët me përkushtim maksimal në stërvitje para përballjes me Slloveninë - Kampionet

Dardanët me përkushtim maksimal në stërvitje para përballjes me Slloveninë – Kampionet

 

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar edhe sot me intensitet të lartë përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, Dardanët zhvilluan një seancë stërvitore shumë dinamike në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke punuar me përkushtim maksimal në aspektin taktik dhe në filozofinë e lojës që synohet të aplikohet në ndeshjen e radhës.

Atmosfera në skuadër mbetet shumë pozitive, me besim të madh për rezultate të mira në përballjet e ardhshme.

Kombëtarja do të vazhdojë përgatitjet edhe në ditët në vijim, me synimin që të arrijë formën më të mirë të mundshme për ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë.

Dardanët do të përballen me Slloveninë të shtunën më 15 nëntor me fillim nga ora 20:45 në Lubjanë. /Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments