
Jude Bellingham ka paraqitur një udhërrëfyes taktik dhe mendor për triumfin e Real Madridit në ‘El Clasico’ të dielën, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit emocional për duelin me Barcelonën në “Santiago Bernabeu”.
Ylli anglez, që po rikthehet pas një rikuperimi dy-mujor pas operacionit, ndjehet “i fortë dhe pozitiv”, në gjendjen e tij më të mirë fizike prej vitesh, i gatshëm të vazhdojë me paraqitje pozitive ashtu siç bëri kundër Getafes dhe Juventusit.
Prania e tij forcon skuadrën e Xabi Alonsos, e cila synon të zgjerojë epërsinë prej dy pikësh, me Bellingham që premton të kontribuojë plotësisht në vazhdimësinë e momentit të krijuar gjatë mungesës së tij.
Jude Bellingham
Ai theksoi vështirësitë e sezonit të kaluar, humbjen e përqendrimit pas disavantazhit si një mësim, duke kërkuar forcë mendore për 90 minuta për të përballuar presionin dhe atmosferën e ndeshjes.
“Menaxhimi i momentit, emocioneve dhe detajeve bën gjithë dallimin”, tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit taktik ndaj stilit të Barçës dhe nevojën për të mbetur i qetë.
Me “Bernabeun” të përgatitur për një ditë të madhe, Bellingham e sheh fitoren si një deklaratë globale, që forcon respektin e tij për trashëgiminë e këtij rivaliteti./Kampionet/


