
Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Paris Saint-Germainit në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Mysafirët rastin e parë për gol e krijuan qysh në minutën e tretë duke rrezikuar me anë të Michael Olise, por goditja e tij u prit nga Chevalier.
Menjëherë në aksionin vijues Bayerni ia doli të realizojë me anë të Luis Diaz i cili realizoi për 1-0 në minutën e katërt.
PSG-ja mendoi se kishin barazuar rezultatin në 1-1 kur realizoi Ousmane Dembele, por goli i këtij të fundit u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 30-të Bradley Barcola bëri një goditje të fuqishme e cila u ndal për mrekulli nga Manuel Neuer.
Të besuarit e Vincent Kompany dyfishuan epërsinë në minutën e 33-të ku sërish autor i golit ishte Diaz që realizoi për 2-0 pas një gabimi fatal nga PSG-ja.
Lajm i keq për Luis Enriquen në këtë pjesë të parë ishte largimi nga loja i Ousmane Dembele për shkak të lëndimit.
Në pjesën e dytë PSG-ja ia doli që eventualisht të rikthehet në lojë me golin e Joao Neves në minutën e 74-të, por nuk arritën ta evitojnë humbjen.
Bayerni në ndërkohë punoi shumë për të mbyllur hapësirat në mbrojtje duke marrë kështu fitoren e merituar dhe duke vazhduar ritmin e rezultateve pozitive./Kampionet/


