
Barcelona pritet të kërkojë përforcime në mbrojtje në vitin 2026, për shkak të vështirësive që ka pasur në këtë repart gjatë këtij sezoni.
Klubi është në kërkim të një zëvendësuesi për Inigo Martinez, ndërsa po ashtu qarkullojnë zëra për plane për të adresuar edhe pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Hansi Flick kishte dëshirë të sillte një mbrojtës të djathtë të ri gjatë verës, por nuk pati hapësirë për transferime pas ardhjeve të Joan Garcia dhe Marcus Rashford.
Që atëherë, titullari i zakonshëm Jules Kounde ka pasur vështirësi në formë, ndërsa Eric Garcia është përdorur kryesisht si qendërmbrojtës.
Për pasojë, nevoja për një mbrojtës të djathtë është bërë edhe më urgjente, ndaj ka kuptim që Barcelona të synojë një transferim në vitin 2026.
Daniel Munoz
Sipas disa burimeve, Barcelona është e interesuar për të bërë një lëvizje për lojtarin e Crystal Palace, Daniel Munoz, të cilin e ka ndjekur edhe më parë.
Munoz është lojtari i dytë i Crystal Palace që ndodhet në radarët e Barcelonës, pas reprezentuesit anglez Marc Guehi, i cili do të jetë lojtar i lirë verën e ardhshme.
Megjithatë, transferimi i tij do të jetë shumë më i vështirë, pasi ai është nën kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028, gjë që e bën të pamundur një marrëveshje me çmim të ulët./Kampionet/


