
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Kampionett, mysafir është futbollisti i njohur Armend Thaqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Thaqi ka treguar për kohën kur ai theu karantinën në mënyrë që të dakordohet me presidentin Arsim Kabashi për t’u bërë pjesë e Ballkanit.
“Në karantinë domethënë kam pasur telefonata, sepse vetëm me telefon, nuk mund të takoheshim”.
“Na duhej, më thirrnin ekipet. Thirre ai, thirre ky edhe nafaka më thirri Arsim Kabashi në telefon. Kështu-kështu, jemi të interesuar, a je i interesuar me iu bashku Ballkanit”.
“E kemi një projekt serioz. Edhe unë i thashë jam i interesuar, po edhe dhjetë ditë nuk mund të dal prej banesës jam në karantinë, domethënë jam dalë pozitiv, por simptoma nuk kam”.
“Edhe jo tha unë vi të marr më veturë para banesës vetëm ti ke me ardh me bisedu live”.
“Arsimi nuk ka ardhur, por ka ardhur dikush tjetër që e ka dërguar Arsimi edhe jam dalë me maskë kam hyp në veturë edhe jam taku me presidentin dhe dy fjalë i kemi folur. Ofertën sa po e don, kaq, qe dora prej sotit je lojtar i Ballkanit”, ka thënë Thaqi./Kampionet/
– YouTube www.youtube.com


