Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareArma sekrete e Arsenalit? Mikel Arteta i emocionuar nga rikthimi nga lëndimi...

Arma sekrete e Arsenalit? Mikel Arteta i emocionuar nga rikthimi nga lëndimi i yllit të skuadrës – Kampionet

Mikel Arteta është i entuziazmuar për rikthimin e Gabriel Jesus nga lëndimi, pas një periudhe të gjatë rehabilitimi.

Sulmuesi brazilian ka qenë jashtë fushave të lojës që nga muaji janar, kur pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjes së FA Cup ndaj Manchester United.

Gjatë përplasjes me Bruno Fernandes, Jesus u rrëzua në mënyrë të pakëndshme dhe u detyrua të largohej me barelë nga fusha, ndërsa shfaqte dhimbje të forta.

Probleme të përsëritura në gju e kanë penguar atë të arrijë potencialin e tij të plotë, dhe vetë lojtari, i vetëdijshëm për trupin e tij, e kishte kuptuar se e priste një tjetër periudhë e gjatë jashtë fushës.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se Jesus kishte pësuar një këputje të rëndë të ligamentit. Tani, pas gati një sezoni të tërë rikuperimi, sulmuesi është rikthyer në stërvitje të plotë, duke ringjallur shpresat në veri të Londrës.

Mikel Arteta/ Gabriel Jesus

Arteta nuk e fshehu gëzimin e tij teksa foli për rikthimin e shumëpritur të brazilianit, të cilin e sheh si një forcë të besueshme që mund t’i japë më shumë shkëlqim repartit ofensiv të Arsenalit.

“Jam i lumtur që e kemi sërish me ne. Mendoj se do t’i japë ekipit diçka shtesë që na ka munguar dhe shumë shpejt do ta shohim në fushë duke bërë diferencën për skuadrën”.

“Është çështje e hedhjes së hapave, ditë pas dite, në një ambient të ndryshëm. Ai ka punuar shumë vetëm, por tani është rrethuar nga shokët e skuadrës, nga lojtarë shumë konkurrues, dhe do të shohim si do të përshtatet me këtë ritëm”.

“Është plot energji dhe më pëlqeu shumë reagimi i të gjithë shokëve të tij të skuadrës kur ai iu bashkua përsëri grupit. Është fantastike ta kemi sërish në ekip”, ka thënë Arteta./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments