Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareArijon Ibrahimovic nuk vjen në nëntor te Kosova, merr ftesë nga Gjermania...

Arijon Ibrahimovic nuk vjen në nëntor te Kosova, merr ftesë nga Gjermania – Kampionet

Sulmuesi Arijon Ibrahimovic që pritej të ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për muajin nëntor, ka marrë ftesë nga Gjermania U21.

Anësori i Heidenheim po shkëlqen në Bundesliga pavarësisht rezultateve të dobëta të klubit gjerman, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm këtë edicion aktualisht.

Edhe pse u raportua vazhdimisht se Ibrahimovic më në fund i ka thënë “Po” Kosovës, duket se një situatë e tillë nuk është e vërtetë.

Gjermania U21 ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e nëntorit, ku është përzgjedhur edhe vetë lojtari nga Prizreni.

Përndryshe, Gjermania U21 këtë herë nuk e ka ftuar fare anësorin e Brightonit Brajan Gruda.

Kujtojmë, Kosova do ta bëjë pas pak ore listën e të ftuarve të Franco Fodas për dy ndeshjet e nëntorit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments