Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareArbër Hoxha mahnitës, shënon supergol dhe ia fiton ndeshjen Dinamos ndaj Rijekas...

Arbër Hoxha mahnitës, shënon supergol dhe ia fiton ndeshjen Dinamos ndaj Rijekas – Kampionet

Arbër Hoxha me një gol fantastik i ka sjellë fitoren Dinamo Zagrebit në përballjen ndaj Rijekas.

Anësori shqiptar shënoi një gol të bukur pas asistimit të Villar për ta vulosur fitoren prej 2-1 të Dinamos në shtëpi ndaj Rijekas.

Nga një pozitë kur të gjithë prisnin që të harkonte, Hoxha bëri një driblim të bukur dhe me një goditje precize e dërgoi në këndin e djathtë të portës për të mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir – VIDEO.

Kësisoj, Dinamo e fiton derbin ndaj Rijekas dhe vazhdon si lider në Superligën e Kroacisë me 25 pikë.

Kujtojmë, te Rijeka titullar ishte edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova Dominik Thaqi, megjithatë ky i fundit u zëvendësua nga mysafirët pas vetëm 45 minutave lojë.

Për Hoxhën ky ishte goli i tretë në kampionatin kroat, kurse ka regjistruar edhe dy asistime./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments