Thursday, November 27, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësAnalizat e Ilir Dajës gati dy orë, por kishim fatin që punuam...

Analizat e Ilir Dajës gati dy orë, por kishim fatin që punuam me të – Kampionet

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Kampionett, mysafir është futbollisti i njohur Armend Thaqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Thaqi ka rrëfyer për kohën kur Ilir Daja u emërua në krye të Ballkanit dhe metodat e tij të punës.

“Në momentin kur ka ardhur Ilir Daja në Ballkan, Bajram Jashanica dhe Nazmi Gripshi kanë punu me të më herët, te Skënderbeu”.

“Edhe na kanë informuar që është trajner që i kushton shumë rëndësi anës teorike, analizave, teori, psikologji, i kushton shumë rëndësi”.

“Edhe kur erdhi na bënte analizë, 1 orë e gjysmë me këqyrë kundërshtarin në analizë, nervozoheshim sepse na dukej shumë e rëndë”.

“E tash po e shoh se ka qenë shumë e nevojshme, ka qenë shumë e rëndë, por ka qenë shumë e nevojshme”, ka thënë Thaqi mes tjerash.

Episodin e plotë me Armend Thaqin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Kampionett. /Kampionet/


– YouTube www.youtube.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments