
Portieri Amir Shaipi ka bërë një paraqitjen fantastike në fitoren e Luganos ndaj Baselit.
Lugano fitoi me rezultat minimal 1-0, por e tërë vëmendja ishte padyshim te Shaipi, i cili kishte mbetur në stol gjatë tërë këtij edicioni shkaku që refuzoi ta rinovonte kontratën.
“SofaScore” e ka vlerësuar Shaipin si “Lojtari i ndeshjes”, ku mori notën thuajse perfekte, plot 9.8. Ai arriti mbrojë penalltinë e Xherdan Shaqirit në minutën e 27-të të ndeshjes.
Përpos kësaj, Shaipi kishte edhe shtatë pritje në total, ku tre prej tyre ishin brenda zonës së 16-metërshit.
Kjo formë e portierit vjen në kohën më të duhur, pasi pritet të jetë “gardiani” i Kosovës në ndeshjen ndaj Sllovenisë shkaku që Aro Muric mungon, si pasojë e suspendimit.
Tani, Shaipi do të udhëtojë për në Kosovë që të zhvillojë disa stërvitje para udhëtimit për në Slloveni. Kujtojmë, përpos tij janë ftuar edhe Visar Bekaj dhe Faton Maloku./Kampionet/


