BallinaLiga NdërkombëtareMilani interesohet për yllin e Man Cityt, e ardhmja e anglezit mbetet...

Milani interesohet për yllin e Man Cityt, e ardhmja e anglezit mbetet pezull – Kampionet

Milani ka shfaqur interesim për Jack Grealish, teksa e ardhmja e sulmuesit të Manchester Cityt mbetet ende e paqartë në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Sipas raportimeve të Football Insider, drejtuesit e klubit italian kanë kontaktuar Manchester Cityn për të marrë informacion rreth situatës së reprezentuesit anglez.

Grealish e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te Everton, me klubin nga Liverpooli që fillimisht dukej favorit për ta transferuar përfundimisht 30-vjeçarin.

Megjithatë, interesi i Evertonit është zbehur së fundmi, pavarësisht se vlera e lojtarit ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Kjo situatë ka bërë që e ardhmja e Grealish të mbetet në pikëpyetje, ndërsa Milani tashmë është shfaqur si një destinacion i mundshëm për të.

“Rossonerët” po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij në Serie A, pasi synojnë të përforcojnë repartin ofensiv para mbylljes së afatit kalimtar.

Nëse marrëveshja do të konkretizohej, Grealish do të kishte mundësinë të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, pas një periudhe të vështirë te Manchester City. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments