BallinaLiga NdërkombëtareRibashkim i veçantë mes Xabi Alonsos dhe Alvaro Arbeloas në Ligën Premier...

Ribashkim i veçantë mes Xabi Alonsos dhe Alvaro Arbeloas në Ligën Premier – Kampionet

Ndeshja mes Fulhamit dhe Chelseat solli edhe një moment të veçantë jashtë fushës, me ribashkimin e dy ish-bashkëlojtarëve dhe miqve të vjetër, Xabi Alonso dhe Álvaro Arbeloa.

Dy trajnerët spanjollë u përballën për herë të parë në Ligën Premier, pasi gjatë viteve kishin ndarë dhomën e zhveshjes në Liverpool, Real Madrid dhe kombëtaren e Spanjës.

Të dy kanë një histori të përbashkët të pasur në futboll. Së bashku kanë zhvilluar 262 ndeshje dhe kanë fituar trofe të rëndësishëm, përfshirë tituj kampionë, Ligën e Kampionëve, Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës.

Rrugët e tyre profesionale u kryqëzuan sërish sezonin e kaluar te Real Madridi, por në role të ndryshme. Pas largimit të Alonsos nga posti i trajnerit, Arbeloa mori drejtimin e ekipit të parë madrilen.

Në fund të sezonit, edhe Arbeloa u largua nga “Santiago Bernabéu”, ndërsa të dy trajnerët nisën një kapitull të ri në Ligën Premier, duke marrë drejtimin e dy klubeve nga Londra.

Pavarësisht ndryshimeve profesionale dhe periudhës së vështirë te Real Madridi, miqësia mes tyre nuk është dëmtuar. Përkundrazi, afërsia mes dy familjeve ka bërë që marrëdhënia e tyre të mbetet shumë e fortë.

Kjo u pa qartë edhe gjatë përballjes Fulham-Chelsea, ku Alonso dhe Arbeloa u përshëndetën me një përqafim të ngrohtë, ndërsa gjatë ndeshjes pati edhe momente të tjera të respektit dhe përzemërsisë mes dy trajnerëve. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments