Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka shpallur listën e futbollisteve për ndeshjet “Play-Off” të Ligës së Kombeve.
Dardanet do të përballen me Turqinë më 24 tetor në Prishtinë dhe më 28 tetor në Izmir, në dy përballje që do të përcaktojnë fatin e tyre në Ligën B.
Në listën e publikuar nga Sermaxhaj janë përfshirë 23 lojtare, mes tyre 3 portiere, 8 mbrojtëse dhe pjesa tjetër mesfushore e sulmuese.
Trajneri ka ruajtur bazën e skuadrës nga grumbullimet e kaluara.
Kosova synon të sigurojë qëndrimin në Ligën B dhe të mbyllë vitin me rezultate pozitive, në një fazë vendimtare për zhvillimin e ekipit kombëtar të vajzave. /Kampionet/