Chelsea ka nisur bisedimet me Moises Caicedo për një kontratë të re dhe më të leverdishme, për të larguar interesimin e gjigantëve spanjollë të Real Madridit.
Ky hap vjen pasi Caicedo, i cilësuar si lojtar i klasit botëror nga trajneri Enzo Maresca, është shndërruar në një figurë kyçe që nga transferimi i tij prej 115 milionë paundësh nga Brighton në vitin 2023.
Shfaqja e tij si një nga lojtarët më të mirë të “Blutë” është shtyrë nga përmirësimi në aspektin defesnsiv, ndikimi i shtuar me topin dhe qëndrueshmëria nën drejtimin e Marescas.
Pas një sezoni të vështirë fillestar, Caicedo është shndërruar në një forcë dominuese, duke fituar çmimin “Lojtari i Sezonit” te Chelsea për sezonin 2024/2025.
Forma e shkëlqyer e mesfushorit ekuadorian buron nga aftësitë e tij mbrojtëse, përfshirë ndërhyrjet dhe shkatërrimet e aksioneve.
Moises Caicedo
Ai lexon lojën në mënyrë të jashtëzakonshme dhe rikuperon topin në zona të rrezikshme, duke ofruar një mbrojtje thelbësore për prapavijën e Chelseat.
Kontrata aktuale e Caicedos, me vlerë 150,000 paund në javë (afro 175,000 euro në javë), është e vlefshme deri në vitin 2031, me opsion për një vit shtesë.
Megjithatë, “Blutë” janë të vendosur të sigurojnë të ardhmen e tij përmes kushteve të përmirësuara, përmes një page më të lartë ose një strukture të re bonusesh, pa ndryshuar kohëzgjatjen e kontratës, sipas GiveMeSport.
Raporti gjithashtu thekson se Caicedo është i interesuar të qëndrojë në “Stamford Bridge”, pavarësisht interesimit të raportuar nga Real Madridi./Kampionet/