Ballina Liga Ndërkombëtar Chelsea merr fitore spektakolare ndaj Ajaxit

Chelsea merr fitore spektakolare ndaj Ajaxit

0
1

Në një përballje të dominuar nga Chelsea nga fillimi deri në fund, skuadra londineze arriti të mposht Ajaxin me rezultat të thellë 5-1 në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Chelsea zhbllokoi rezultatin herët, në minutën e 18-të, kur Marc Guiu përfitoi nga një asist i Ëesley Fofanas dhe realizoi nga afërsia për 1-0.

Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 27-të, Moises Caicedo dyfishoi epërsinë me një goditje nga distanca që u devijua dhe befasoi portierin Remko Pasveer duke realizuar për 2-0.

Ajax reagoi në minutën e 31-të kur fitoi një penallti pas një faulli të Tosin Adarabioyo. Ëout Ëeghorst mori përgjegjësinë dhe shënoi për 2-1, duke rikthyer përkohësisht shpresën për holandezët.

Por Chelsea nuk u ndal. Në minutën e 44-të, ata fituan një tjetër penallti, të cilën Enzo Fernandez e shndërroi në gol për 3-1.

Vetëm pak çaste më vonë, në shtesën e pjesës së parë (45+6’), Estevao vendosi “vulën” me një realizim të saktë nga pika e bardhë, duke çuar rezultatin në 4-1 para pushimit.

Vlen të theksohet se në minutën e 17-të, Ajax mbeti me 10 lojtarë pasi Kenneth Taylor u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër dhe verifikimit nga VAR.

Vetëm dy minuta pas rifillimit, Tyrique George realizoi një tjetër gol për Chelsean (48’), pas një goditje të fortë nga distanca që u devijua dhe e la pa shanse portierin Pasveer për 5-1.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Chelsea mori një fitore të lehtë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu