back to top
Thursday, October 23, 2025
Google search engine
BallinaLiga Ndërkombëtar2 Korriku pëson humbje të thellë ndaj Hibernianit në Ligën e  Kampionëve...

2 Korriku pëson humbje të thellë ndaj Hibernianit në Ligën e  Kampionëve për të rinj

Skuadra e 2 Korrikut ka pësuar një humbje të rëndë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League, ku në stadiumin “Easter Road” në Edinburgh, ekipi ynë u mund me rezultatin 4-0 nga Hiberniani skocez.

Golat për vendasit u shënuan nga Rudi Molotnikov në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan Jamie McMurdo, Luke Davidson dhe Lewis Gillie.

Ndeshja kthyes do të zhvillohet më 5 nëntor në Prishtinë, ku 2 Korriku do të kërkojë të përmirësojë paraqitjen dhe të shënojë një rezultat pozitiv.

Në edicionin e kaluar, 2 Korriku kishte kaluar dy raundet e para të UEFA Youth League, duke eliminuar Bylisin e Shqipërisë dhe skuadrën irlandeze UCD, para se të ndalej në raundin e tretë nga Dynamo Kyiv i Ukrainës.

Skuadra kosovare ishte kualifikuar në këtë fazë si kampione e Kosovës, duke përfaqësuar vendin në garat ndërkombëtare të të rinjve. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments