Sulmuesi i Real Madridit, Endrick, po vazhdon të presë, ndoshta me gjithnjë e më shumë padurim, një mundësi për të debutuar këtë sezon.
19-vjeçari brazilian ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, megjithëse është rikuperuar nga lëndimi në muskujt e pasmë që prej më shumë se një muaji.
Fillimi i aventurës së tij në Madrid nuk ishte aspak i lehtë, pasi lëndimi ndodhi vetëm pak javë para mbërritjes së Alonsos.
Pas një rikthimi të hershëm që çoi në përkeqësim të gjendjes, Endrick humbi të gjithë Kupën e Botës për Klube, duke kaluar plot katër muaj jashtë fushave.
Për shkak të mungesës së hapësirave në ekipin e parë, tashmë ka nisur të përflitet mundësia e një huazimi për lojtarin.
Endrick
Në javët e fundit, interesimi për brazilianin është rritur, me klube si Olympique Marseille, Manchester United, Newcastle United, Brighton, Aston Villa, West Ham United, Juventus, Real Sociedad dhe Valencia që lidhen me emrin e tij.
Megjithatë, sipas raportimeve të The Daily Briefing, pavarësisht se Manchester United vlerëson aftësitë e Endrick, nuk ka gjasa që të lëvizin për të, të paktën për momentin.
Sipas të njëjtave burime, favoritët për nënshkrimin e tij janë Real Sociedad. Real Madrid është i interesuar që sulmuesi i ri të marrë përvojë në La Liga dhe ka marrëdhënie shumë të mira me klubin bask, pas bashkëpunimeve të mëparshme për lojtarë si Martin Odegaard, Alvaro Odriozola, Asier Illarramendi dhe Takefusa Kubo.
Real Sociedad aktualisht po kalon një periudhë të vështirë, si në rezultate ashtu edhe në fazën sulmuese. Ata ndodhen në vendin e 18-të në tabelë dhe janë ndër ekipet me më pak gola të shënuar në La Liga këtë sezon./Kampionet/