Juventusi i trajnerit kroat, Igor Tudor, u mund 1-0 nga Real Madridi në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Jude Bellingham në minutën e 58-të. Kjo ishte humbja e parë e Juventusit në këtë edicion të garës.
Humbja ndaj Realit vetëm sa zgjeroi serinë negative të skuadrës italiane, e cila tani numëron shtatë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha garat.
Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-0 Juventus telegrafi.com
Kjo seri filloi me barazimin 4-4 ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve, e ndjekur nga barazimet kundër Verona (1-1), Atalanta (1-1), Villarreal (2-2), Milan (0-0), dhe humbjet kundër Como (2-0) dhe sonte ndaj Realit (1-0).
Shtatë ndeshje pa fitore janë një seri që Juventusi nuk e kishte përjetuar për më shumë se 16 vjet.
Herën e fundit, një periudhë e tillë ndodhi gjatë kohës së Claudio Ranierit në stolin e “Zonjës së Vjetër”, kur midis prillit dhe majit 2009, ekipi kaloi tetë ndeshje pa fitore, duke regjistruar gjashtë barazime dhe dy humbje. /Kampionet/