BallinaLiga NdërkombëtareMirlind Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon edhe në ndeshjen e...

Mirlind Daku vazhdon me gola në Rusi, shënon edhe në ndeshjen e dytë të sezonit – Kampionet

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ka vazhduar me gola në këtë fillim sezoni në Superligën e Rusisë me skuadrën e tij, Rubin Kazan.

Rubin Kazan ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Akron Togliatti me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit.

Edhe kësaj radhe vendimtar në fitoren e Rubin Kazanit ishte sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, i cili shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Daku u tregua vigjilent në zonë duke marrë një top të humbur nga kundërshtari dhe duke shënuar një gol të bukur në minutën 19-të.

Me këtë gol, Rubin Kazani dërgoi epërsinë në 0-2 dhe pas 90 minutave arriti të triumfojë 1-2 për tri pikët e para këtë sezon.

Ndryshe, ky ishte goli i dytë i Dakut në këtë sezon, pasi shënoi edhe në humbjen 3-1 ndaj Krasnodarit në xhiron e parë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments