BallinaLiga NdërkombëtareGjyqtarëve kosovarë iu besohen dy ndeshje të Ligës së Konferencës - Kampionet

Gjyqtarëve kosovarë iu besohen dy ndeshje të Ligës së Konferencës – Kampionet

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka vazhduar t’iu besojë gjyqtarëve nga Kosova, duke i deleguar dy katërshe gjyqtarësh në dy ndeshje të rëndësishme të Ligës së Konferencës, të vlefshme për raundin e dytë kualifikues.

UEFA i ka besuar gjyqtarit kosovar me stemën ndërkombëtare, Mervan Bejtullahut, drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Ilves dhe Stjarnan, e cila zhvillohet më 30 korrik në Tammelan Stadion, Tampere, me fillim nga ora 18:00.

Ai do të asistohet nga gjyqtarët tjerë nga Kosova, Edmond Zeqiri dhe Bashkim Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Përveç Bejtullahut me kolegë, UEFA i ka besuar edhe gjyqtarit tonë tjetër, Genc Nuza, drejtimin e ndeshjes së raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndërmjet Gent dhe LNZ Cherkasy, e cila zhvillohet më 30 korrik në KAA Gent Arena, Ghent, me fillim nga ora 20:30.

Në këtë ndeshje, Nuza do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Pashtrik Burrniku, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Sipas FFK-së, këto delegime përfaqësojnë një tjetër vlerësim të rëndësishëm nga UEFA dhe dëshmi të besimit të vazhdueshëm në profesionalizmin, përgatitjen dhe cilësinë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments