
Santi Canizares ka kritikuar ashpër Real Madridin për mënyrën se si po menaxhon negociatat për rinovimin e kontratës së Vinicius Juniorit.
Kontrata e sulmuesit brazilian skadon në qershor të vitit 2027, por deri më tani nuk ka ende një marrëveshje për vazhdimin e saj.
Zërat për interesimin e Arsenalit dhe mundësinë e transferimit të Yan Diomandes kanë shtuar dyshimet rreth të ardhmes së tij.
Në emisionin Tiempo de Juego në Cadena COPE, ish-portieri i Real Madridit deklaroi se klubi madrilen duhej ta kishte zgjidhur këtë situatë shumë më herët.
“Real Madridi është vonuar me gjithçka. Nëse është e vërtetë që nuk kanë një marrëveshje të nënshkruar, Real Madridi është i detyruar ta shesë atë”, tha Canizares.
Ish-futbollisti gjithashtu paralajmëroi për pasojat e mëdha financiare që do të kishte largimi i Viniciusit si lojtar i lirë.
“Nuk mund të humbasësh 100 ose më shumë milionë euro duke lejuar një lojtar të përfundojë kontratën. Është një keqmenaxhim i pafalshëm”, u shpreh ai.
Megjithatë, Canizares beson se zhurma e madhe rreth brazilianit nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai është pranë largimit nga Madridi.
“Sa më shumë zhurmë të ketë rreth një lojtari, aq më pak gjasa ka që ai të largohet”, përfundoi ish-portieri./Kampionet/



