Ballina Liga Ndërkombëtare Drita me mision kualifikimin në Ligën e Konferencës, pret Florianën në ‘Fadil...

Drita me mision kualifikimin në Ligën e Konferencës, pret Florianën në ‘Fadil Vokrri’ – Kampionet

0
1

Drita zhvillon sonte (e martë) ndeshjen e kthimit ndaj Florianas, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra gjilanase synon kalimin në raundin e tretë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë, ku rezultati mund të kishte qenë më pozitiv për Dritën, duke marrë parasysh rastet e krijuara gjatë 90 minutave.

Gjilanasit kishin kaluar në epërsi në minutat shtesë me golin e Liridon Balajt, por Floriana arriti të barazojë në minutën e 102-të, në një ndeshje të zgjatur për shkak të problemeve me energjinë elektrike në stadium.

Tashmë vendimi për kualifikimin merret në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Drita kërkon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas dhe përkrahjen e tifozëve.

Skuadra kosovare pritet të kërkojë një paraqitje të ngjashme me atë në Maltë, por me më shumë efikasitet para portës, pasi rastet e humbura në ndeshjen e parë ishin një nga arsyet që përballja përfundoi pa fitues.

Drita synon të vazhdojë rrugëtimin evropian dhe të sigurojë një përballje në raundin e tretë kualifikues, ku në rast kalimi ndaj Florianas do të përballet me Tre Fiorin nga San Marino.

Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Kampionet/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu