
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, Rosario, për herë të parë që nga humbja në finalen e Kupës së Botës 2026.
Ylli argjentinas u fotografua duke ecur në rrugët e qytetit në shoqërinë e djalit të tij. I veshur me një xhaketë të errët me kapuç, Messi u pa me një shprehje serioze dhe të menduar, pamje që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Fotot dhe videot e tij u përhapën me shpejtësi, ndërsa shumë tifozë e lidhën gjendjen e tij emocionale me humbjen 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Botërorit.
Sipas mediave argjentinase, 39-vjeçari ishte i pranishëm edhe në një ndeshje të Leones FC, klub që drejtohet nga familja e tij dhe ndodhet në qytetin Arroyo Seco, pranë Rosarios.
Prania e Messit tërhoqi vëmendjen e shumë tifozëve, të cilët u mblodhën për ta përshëndetur dhe për ta parë nga afër.
Pas zhgënjimit në Kupën e Botës, koha e kaluar në vendlindje, pranë familjes dhe miqve, pritet ta ndihmojë kapitenin argjentinas të rikuperohet emocionalisht përpara rikthimit te Inter Miami, ku do të nisë përgatitjet për sezonin e ri. /Kampionet/


