BallinaLiga NdërkombëtareNdodh edhe kjo: Nga liga e dytë në Arabinë Saudite për 80...

Ndodh edhe kjo: Nga liga e dytë në Arabinë Saudite për 80 milionë euro – Kampionet

West Ham United, një ekipi nga Championshipi e ka shitur sulmuesin anësor Crysencio Summerville në Arabinë Saudite për një shumë të pabesueshme prej 80 milionë eurosh, me holandezin që do ta vazhdojë karrierën e tij në Al-Hilal.

Edhe kjo është e mundur. Një lojtar nga niveli i dytë i futbollit anglez u pagua 80 milionë euro, që do të thotë se sauditët vazhduan të “shpërdornin” paratë në tregun e futbollit.

Summerville luajti mirë për Holandën në Kupën e Botës dhe tani ka nënshkruar për Al-Hilal dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite në moshën 24-vjeçare.

Anësori ka luajtur 56 ndeshje për West Ham dhe ka shënuar një shifër modeste prej tetë golash që kur iu bashkua klubit dy vjet më parë. Megjithatë, edhe me statistika kaq modeste të performancës, ai u pagua 80 milionë euro.

Kjo është një tjetër shitje e madhe për West Ham. Edhe pse kanë rënë në ligën e dytë, ata tashmë e kanë shitur Matheus Fernandez te Tottenham për 100 milionë euro këtë verë.

Summerville përfaqësoi Holandën në Kupën e Botës që përfundoi së fundmi dhe shënoi dy gola, kundër Japonisë dhe Suedisë.

Ai u eliminua në fazën e 1/8-tës nga Maroku, ndërsa për të ishte e interesuara edhe Roma, por shifra e lartë pamundësoi transferimin te klubi i Serie A. /Kampionet/


RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments