BallinaLiga NdërkombëtareMalisheva shënon fitore komode ndaj Hiberninan, bën hap të madh drejt kualifikimit...

Malisheva shënon fitore komode ndaj Hiberninan, bën hap të madh drejt kualifikimit – Kampionet

Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj gjigantit skocez Hibernian.

Edhe pse nuk shihej si favorit, nikoqirët triumfuan me rezultat 2-0, sfidë ku Hibernian assesi s’e tregoi nivelin e tyre.

Kreshnik Uka e kaloi Malishevën në epërsi pas një aksioni të shpejtë, ku mori një asistim të bukur nga Veliu (21’).

Hibernian pastaj kishte disa raste të shënonte sidomos një mundësi përmes Lowe, i cili dështoi përballë Avdylit në rastin një kundër një.

Kur skocezët po sulmonin, Malisheva zhvilloi një kundërsulm me Ukën që ishte heroi sërish, këtë herë duke asistuar te Valmir Nafiu i cili vulosi fitoren (90’).

Kësisoj, Malisheva regjistron një triumf jashtëzakonisht të madh dhe i afrohet avancimit tutje, me ndeshjen kthyese që do të zhvillohet javën tjetër./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments