BallinaLiga NdërkombëtareFIFA do t'u paguajë klubeve 305.3 milionë euro për lirimin e lojtarëve...

FIFA do t’u paguajë klubeve 305.3 milionë euro për lirimin e lojtarëve në Kupën e Botës 2026 – Kampionet

FIFA ka konfirmuar shumën që klubet do të përfitojnë si kompensim për lirimin e lojtarëve të tyre për të përfaqësuar kombëtaret në Kupën e Botës 2026.

Në kuadër të Programit të Përfitimeve për Klubet të FIFA-s, klubet do të kompensohen për çdo futbollist që ka qenë me kombëtaren e tij gjatë periudhës së Kupës së Botës, nga 1 qershori deri më 19 korrik 2026.

Kompensimi është caktuar në 4 mijë e 300 euro për lojtar në ditë.

Shuma do të shpërndahet në mënyrë proporcionale mes klubeve që futbollisti ka përfaqësuar gjatë dy sezoneve të fundit.

Në total, FIFA ka ndarë një fond prej 305 e 3 milionë eurosh për këtë program në Kupën e Botës 2026, duke shpërblyer klubet që kanë vënë në dispozicion lojtarët e tyre për kombëtaret gjatë turneut./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments