BallinaLiga NdërkombëtareNjeriu i katërt më i pasur në botë mund të bëhet pjesë...

Njeriu i katërt më i pasur në botë mund të bëhet pjesë e projektit të ri të Liverpoolit – Kampionet

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, njëherësh personi i katërt më i pasur në botë, është kontaktuar për një investim të mundshëm te Liverpooli.

Bezos, 62 vjeç, e themeloi Amazonin në vitin 1994 dhe që atëherë ka ndërtuar një pasuri marramendëse prej rreth 256 miliardë dollarësh.

Ai ishte personi më i pasur në botë nga viti 2016 deri në vitin 2021, por më pas u tejkalua nga Elon Musk. Edhe bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, aktualisht kanë një pasuri më të madhe se Bezos.

Sipas editorit të Sky News për çështje ekonomike, Mark Kleinman, Bezos është kontaktuar nga një konsorcium investitorësh që synon të investojë te Liverpooli.

Ky grup udhëhiqet nga Amit Bhatia, i cili për 19 vjet ishte drejtor dhe më pas bashkëpronar i klubit anglez Queens Park Rangers.

Bhatia është dhëndri i magnatit të çelikut Lakshmi Mittal, i cili dikur ishte personi më i pasur me origjinë indiane në botë.

Ai fillimisht u emërua zëvendëskryetar i Queens Park Rangers dhe bashkëpunoi ngushtë me trajnerin Neil Warnock, kur klubi siguroi ngjitjen në Ligën Premier në vitin 2011.

Sipas raportimit të Kleinmanit, Bezos tashmë ka zhvilluar bisedime me këtë grup investitorësh. Megjithatë, një burim ka bërë të ditur se ai ende nuk është i bindur nëse do të ecë përpara me një investim te Liverpooli.

62-vjeçari nuk është pronar i asnjë klubi sportiv. Edhe pse në vitin 2024 u raportua se ishte i interesuar për të blerë një klub të NBA-së, këto pretendime u mohuan shpejt.

Sipas revistës Forbes, në maj të vitit 2026 Liverpooli ishte vlerësuar me 4.6 miliardë funte, duke u renditur si klubi i katërt më i vlefshëm në futbollin botëror, pas Manchester Unitedit, Barcelonës dhe Real Madridit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments