BallinaLiga NdërkombëtareAlbion Rrahmani shënon gol në debutim për Venezian - Kampionet

Albion Rrahmani shënon gol në debutim për Venezian – Kampionet

Ylli i Kosovës Albion Rrahmani e ka tundur menjëherë rrjetën në debutim për skuadrën italiane Venezia.

Rrahmani shënoi në miqësoren kundër Dolomiti Bellunesi, në të cilën Venezia fitoi me rezultat 4-2.

Pas një aksioni të shpejtë, Rrahmani me një goditje më të fortë me të djathtën realizoi për ta vulosur fitoren e Venezias (88’).

Kësisoj, Rrahmani tashmë e ka mësuar ndjenjën e golit me klubin e ri kurse muajin e ardhshëm do të provojë ta bëjë këtë në një nga ligat më të forta në botë, Serie A.

Rikujtojmë, Venezia e nis sezonin me pjesëmarrje në Kupën e Italisë ndaj Modena, ndërsa në kampionatin italian kundër Lecces./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments