BallinaLiga NdërkombëtareTottenhami thyen rekordin, arrin marrëveshje për Sandro Tonalin - Kampionet

Tottenhami thyen rekordin, arrin marrëveshje për Sandro Tonalin – Kampionet

Tottenham Hotspur ka realizuar një nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar, duke arritur marrëveshje për transferimin e Sandro Tonalit nga Newcastle United për një shumë rekord.

Sipas raportimeve nga mediat në Angli dhe Itali, operacioni kap vlerën e 92 milionë funte, plus 7.5 milionë funte bonuse, duke e çuar totalin afër shifrës prej 100 milionë funte (rreth 115 milionë euro me bonuse).

Ky transferim e bën Tonalin futbollistin më të shtrenjtë italian në histori, ndërsa edhe ish-klubi i tij Milan përfiton një pjesë nga shitja, pasi kishte ruajtur një përqindje të ardhshme të kartonit.

Mesfushori italian ka pranuar një kontratë afatgjatë me Tottenhamin, e vlefshme për gjashtë vite, me pagë të raportuar rreth 12 milionë euro në sezon.

Bonuset e marrëveshjes janë të lidhura me objektiva sportive, përfshirë kualifikimin në Champions League, çka e bën marrëveshjen edhe më të kushtëzuar nga suksesi i klubit londinez.

Me këtë lëvizje, Tottenham synon të forcojë ndjeshëm mesfushën dhe të ndërtojë një ekip konkurrues për vitet e ardhshme, duke i dhënë një mesazh të qartë rivalëve në Ligën Premier. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments