BallinaLiga NdërkombëtareAncelotti flet për fitoren dhe situatën e Neymarit - Kampionet

Ancelotti flet për fitoren dhe situatën e Neymarit – Kampionet

Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas fitores dramatike ndaj Japonisë në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se ekipi nuk u dorëzua dhe ruajti qetësinë deri në fund.

“Nuk e humbëm durimin. Kishim shumë opsione në fushë dhe në stol. Japonia nuk është kundërshtar i lehtë, është një skuadër shumë e organizuar dhe me intensitet të lartë”, ka deklaruar Ancelotti pas ndeshjes.

Brazilianët arritën të përmbysin rezultatin në minutat e fundit, duke siguruar kualifikimin në fazën çerekfinale, ndërsa trajneri italian theksoi se vendimet taktike ishin të rëndësishme për rrjedhën e lojës.

Ancelotti ka folur gjithashtu edhe për Neymarin, duke zbuluar se sulmuesi ishte planifikuar të aktivizohej në rast se ndeshja do të shkonte në vazhdime.

“Po e ruaja Neymarin për kohën shtesë. Ai do të hynte në fushë në minutën e 105-të nëse nuk do të kishim shënuar golin e dytë. Nuk doja ta ndryshoja strukturën e skuadrës, sepse po luanim mirë”, u shpreh Ancelotti.

Brazili vazhdon rrugëtimin në turne, ndërsa Japonia largohet pas një paraqitjeje shumë të fortë dhe të disiplinuar ndaj një prej favoritëve kryesorë të Botërorit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments