
Republika Demokratike e Kongos ka shkruar historinë në Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën eliminatore të turneut, pas fitores me përmbysje 3-1 ndaj Uzbekistanit.
Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për kongolezët. Uzbekistani kaloi në epërsi në minutën e 10-të me Eldor Shomurodov, pasi më herët iu anulua edhe një gol për pozitë jashtë loje.
Kongo reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 17-të, kur Nathanael Mbuku realizoi një supergol pas asistimit të Brian Cipengas, por VAR-i anuloi golin për faull në aksion.

Në pjesën e dytë, skuadra e Sébastien Desabre shtoi presionin dhe në minutën e 66-të fitoi një penallti, pasi Abdukodir Khusanov ndërhyri në mënyrë të parregullt në zonë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Yoane Wissa, i cili barazoi rezultatin në 1-1.
Përmbysja e madhe erdhi në minutën e 78-të, kur goditja e Meschack Elias u devijua nga Fiston Mayele dhe përfundoi në rrjetë për rezultatin 2-1.
Në minutën e parë të kohës shtesë, Wissa vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal, pas një asistimi të Elias, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore, Republika Demokratike e Kongos shkruan historinë duke siguruar për herë të parë kalimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, nga pozita e tretë me 4 pikë, ndërsa Uzbekistani i jep fund aventurës së tij në turne pas një paraqitjeje dinjitoze në fazën e grupeve. /Kampionet/


