BallinaLiga NdërkombëtareNëse nuk transferojnë Alvarezin, Barcelona do të hidhet në sulm për sensacionin...

Nëse nuk transferojnë Alvarezin, Barcelona do të hidhet në sulm për sensacionin e Ligës Premier – Kampionet

Sipas raportimeve të Diario SPORT, Barcelona do të hidhet në sulm për sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, nëse dështon në përpjekjet për të transferuar Julian Alvarezin.

Sulmuesi 20-vjeçar francez ka shpërthyer këtë sezon me paraqitjet e tij mbresëlënëse dhe tashmë ka tërhequr interesimin e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Liverpoolin, Arsenalin dhe Paris Saint-Germainin.

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, nuk e përfshiu Kroupin në listën për Kupën e Botës, kryesisht për shkak të konkurrencës së jashtëzakonshme në repartin ofensiv, ku spikat emri i Kylian Mbappes.

Sulmuesi me këmbë të djathtë u shndërrua në një nga zbulimet më të mëdha të sezonit në Ligën Premier, duke realizuar 13 gola nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola.

Falë sezonit të shkëlqyer me Bournemouthin, vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm dhe aktualisht vlerësohet në rreth 70 milionë euro.

Megjithëse objektivi kryesor i Barcelonës mbetet transferimi i Julian Alvarezit, drejtuesit e klubit katalanas e konsiderojnë Kroupin si alternativën ideale në rast se operacioni për sulmuesin argjentinas nuk realizohet./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments