
Bregu i Fildishtë ka siguruar kualifikimin në fazën e 32-tave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Curaçaon me rezultat 2-0, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë.
Heroi i takimit ishte Nicolas Pepe, i cili realizoi të dy golat e “Elefantëve”, duke i dhuruar kualfikimin tutje.
Skuadra afrikane kaloi në epërsi që në minutën e 7-të. Yan Diomande dha një asist të shkëlqyer, ndërsa Pépé finalizoi me qetësi brenda zonës për rezultatin 1-0.

Curaçao pati disa momente të mira për të barazuar, por Leandro Bacuna dhe Sherel Floranus nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara.
Goli që vulosi fitoren erdhi në minutën e 64-të. Ibrahim Sangaré gjeti të lirë Nicolas Pépén në zonë dhe sulmuesi nuk gaboi, duke dërguar topin në këndin e sipërm të portës për 2-0.

Në minutat e fundit, Curaçao kërkoi të rikthehej në lojë, ndërsa Bregu i Fildishtë shpëtoi edhe nga një penallti e mundshme, pasi gjyqtari vendosi të vazhdonte lojën pas një dueli të diskutueshëm në zonë.
Me këtë fitore, Bregu i Fildishtë e mbyll fazën e grupeve në vendin e dytë me 6 pikë dhe siguron kalimin në fazën eliminatore, ndërsa Curaçao i jep fund aventurës së saj në Kupën e Botës. /Kampionet/


