
Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Portugal dhe Uzbekistan në Kupën e Botës 2026.
Pritshmëritë janë të mëdha për Portugalinë, që udhëhiqet nga legjenda Cristiano Ronaldo, i cili e nis ndeshjen si titullar.
Në mbështetje të tij do të jenë emra si Bruno Fernandes, João Félix dhe Pedro Neto.
Nga ana tjetër, Uzbekistani zbret në fushë me ambicie të mëdha, i udhëhequr nga sulmuesi Eldor Shomurodov dhe talenti i ri Abbosbek Fayzullayev.
Gjithçka është gati për një tjetër spektakël në Kupën e Botës, me Portugalinë që synon të vazhdojë rrugëtimin drejt fazës tjetër me një fitore dhe Uzbekistanin që kërkon surprizën e madhe.
Portugalia: Diogo Costa; Cancelo, Rúben Dias, Veiga, Nuno Mendes; Vitinha, João Neves; João Félix, Bruno Fernandes, Pedro Neto; Cristiano Ronaldo.
Uzbekistan: Nematov; Khusanov, Abdullaev, Nasrullaev, Ashurmatov; Karimov, Ganiev, Shukurov, Xamrobekov; Fayzullayev, Shomurodov.
/Kampionet/


