Tuesday, June 23, 2026
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareFranca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do...

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026 – Kampionet

Franca dhe Brazili kanë shprehur shqetësime serioze për cilësinë e fushës në ‘MetLife Stadium’ të East Rutherford, në Shtetet e Bashkuara, gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.

Lojtarë dhe trajnerë nga të dyja përfaqësueset kanë kritikuar sipërfaqen e lojës, duke e cilësuar atë si tepër të fortë, të thatë dhe jo të njëtrajtshme në disa zona, çka sipas tyre ka ndikuar drejtpërdrejt në qarkullimin e topit dhe cilësinë e lojës.

Mesfushori francez Adrien Rabiot deklaroi pas ndeshjes ndaj Senegalit se fusha “dukej si bar artificial” dhe ishte “shumë e fortë”, duke shtuar se topi kishte lëvizje të paparashikueshme.

Edhe mbrojtësi William Saliba ndau të njëjtin qëndrim, duke kritikuar kushtet e fushës.

Ankesa të ngjashme kishte bërë më herët edhe ylli i Brazilit, Vinicius Junior.

Sulmuesi brazilian theksoi se temperaturat e larta dhe kushtet e thata e dëmtojnë shpejt barin natyral, duke e bërë më të vështirë kontrollin e lojës dhe zhvillimin e aksioneve.

Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, u tregua më diplomatik në komentet e tij, duke pranuar se kushtet nuk janë ideale, por duke nënvizuar nevojën për t’u përshtatur.

“Duhet të mësohemi me këto kushte. Mund të ketë pak beton nën sipërfaqen e barit. Bari këtu është shumë i shkurtër. Megjithatë, ne do të përshtatemi. Është e qartë se kjo ndryshon disa aspekte të lojës, por ne i marrim parasysh këto detaje teknike”, deklaroi Deschamps.

Cilësia e fushave ka qenë një nga temat më të diskutuara në javët e para të Botërorit 2026, ndërsa organizatorët pritet të monitorojnë nga afër gjendjen e terreneve për pjesën e mbetur të turneut. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments