
Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Slloveni, ku lojtarët kanë hyrë në stadiumin “Stozice”, aty ku nesër do t’i kërkojnë pikët e plota.
“Dardanët” kanë nevojë vetëm për një pikë që ta sigurojnë një vend në play-offin e Kampionatit Botëror 2026, megjithatë synimi është vetëm pikët e plota në mënyrë që të mbesin në garë për vendin e parë.
Lojtarët e Kosovës tashmë kanë hyrë në stadiumin “Stozice”, aty ku po e inspektojnë fushën – në të cilën do të luajnë nesër.
Kampionet iu sjell videon kur yjet “Dardanë” aterojnë brenda stadiumit, ndërsa shihet një atmosferë e jashtëzakonshme mes të gjithë lojtarëve.
Kujtojmë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.
Kampionet me ekipin e pranishëm në Lublanë, me dyshen Romak Zeqiri dhe Bardh Maxhuni do të ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth Kosovës. Udhëtimi i ekipi tonë është mundësuar nga ELBAU./Kampionet/


