
Kombëtarja e Kosovës U21 e ka kryer me sukses përgatitjen e fundit para përballjes me Qipron.
Pasi kanë një fitore, një humbje dhe një barazim në tre ndeshjet e para, skuadra e Afrim Tovërlanit duhet me patjetër t’i merr pikët e plota në Qipro, e vlefshme për Evropianin U21 2027.
FFK-ja përmes një video të bukur ka njoftuar se “Dardanët” e rinj janë gati plotësisht për ndeshjen e radhës.
“Toki” konfirmoi se atmosfera është fantastike dhe të gjithë me padurim po e presin përballjen ndaj Qipros.
“Aktualisht është fantastike atmosfera, mirëpo shumë më mirë do të jetë nëse e kryejmë me rezultat të mirë. Përveç lëndimit të Edionit, që u lëndoi këmbën dhe u nevojit të kthehet për Gjermani, të gjithë janë mirë dhe me padurim e presim ndeshjen”.
Ndërsa, mesfushori Igball Jashari deklaroi se beson plotësisht se do të dalim me rezultat pozitiv.
“Stërvitja ka shkuar shumë mirë. Loja është me rëndësi dhe në secilën lojë hymë për tre pikë. Atmosfera është mjaftë e mirë, kemi ekip mjaftë të mirë dhe besoj që nesër do të dalim me rezultat pozitiv”.
Kujtojmë, përballja mes Qipros U21 dhe Kosovës U21 do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00./Kampionet/


