
Mesfushori brazilian Allan i Palmeiras po shndërrohet në një nga emrat më të kërkuar të merkatos së janarit, teksa disa klube të Ligës Premier janë gati të nisin garën për nënshkrimin e tij.
Sipas raportimeve nga mediat braziliane dhe britanike, West Ham, Wolverhampton, Brighton dhe Fulham po tregojnë interes serioz për 21-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer në Serie A-n braziliane me teknikën, qëndrueshmërinë dhe vizionin e tij në lojë.
Palmeiras ka refuzuar tashmë një ofertë prej 20 milionë eurosh, duke i bërë të qartë klubeve angleze se lojtari vlerësohet shumë më lart. Tani, klubet e Ligës Premier pritet të paraqesin oferta që mund të shkojnë deri në 30 milionë euro për ta siguruar transferimin e tij.
Allan
Allan iu bashkua Palmeirasit nga Atletico Mineiro në fillim të këtij viti dhe ka qenë një prej figurave kryesore të ekipit në mesfushë, me ndikim si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese.
Stili i tij dinamik dhe aftësia për të mbajtur topin kanë tërhequr vëmendjen e shumë skautëve evropianë, ndërsa një transferim në Ligën Premier në janar duket gjithnjë e më i mundshëm./Kampionet/


