
Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, ka shprehur ndjenja të përziera lidhur me mundësinë e rikthimit të Lionel Messit në Camp Nou.
Në një intervistë për RAC1, Garcia vlerësoi lart legjendën argjentinase, duke theksuar se një rikthim i tij do të ishte një ëndërr për çdo lojtar.

“Messi mund të luajë deri kur të dëshirojë. Do të doja që të kthehej dhe të mund të luaja me të, por nuk e di se deri në çfarë mase është e mundur”, ka thënë Garcia.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur spekulimet për një rikthim të mundshëm të Messit në Barcelonë janë shtuar, duke reflektuar respektin dhe admirimin e thellë që lojtarët aktualë të klubit katalanas vazhdojnë të kenë për ikonën e futbollit botëror. /Kampionet/


