
Përzgjedhësi kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Real Madridit, Xabi Alonso, duke e cilësuar kritikat ndaj pasardhësit të tij si të panevojshme, duke pasur parasysh që “Los Blancos” kryesojnë La Ligën dhe kanë pësuar vetëm një humbje në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve.
“Nuk kam çfarë këshillash t’i jap. I ndjek të gjitha ndeshjet e Real Madridit sepse dua të shoh si po paraqiten brazilianët, dhe e shoh skuadrën duke bërë shumë mirë”.
“Ata kanë fituar pothuajse çdo ndeshje, por për fat të keq, në futboll nuk mund të fitosh gjithmonë. Ndonjëherë duhet të mjaftohesh me një barazim”.
“Një gjë që e mësova te Real Madridi është se një barazim atje është preludi i një krize. Pa shaka, duhet të mësosh të jetosh me këtë”.
Xabi Alonso
“E dimë tashmë se mënyra më e mirë për të vlerësuar një trajner janë rezultatet dhe deri tani rezultatet kanë qenë spektakolare”.
“Ata janë në krye të ligës dhe mes tetë më të mirëve në Ligën e Kampionëve. Çfarë mund të kërkojmë më shumë nga Xabi?”, ka thënë Ancelotti.
Pavarësisht fillimit pothuajse perfekt të sezonit, Alonso është përballur me kritika pas humbjes ndaj Liverpoolit dhe barazimit me Rayo Vallecanon, ndërsa edhe raportet e ftohta me disa lojtarë kanë shtuar tensionin rreth tij./Kampionet/


