Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësRikthimi triumfues i Oltion Bilallit pas gjashtë muajsh: Jam i lumtur dhe...

Rikthimi triumfues i Oltion Bilallit pas gjashtë muajsh: Jam i lumtur dhe emocionuar – Kampionet

Pas më shumë se gjashtë muajsh mungesë, Oltion Bilalli është rikthyer aty ku e do më së shumti – në fushën e gjelbër. Sulmuesi i Gjilanit, që kaloi një periudhë të vështirë pas lëndimit të rëndë ndaj Malishevës, ka lënë pas dhimbjet dhe frikën. Në një intervistë për Kampionetn, ai flet për emocionet e rikthimit, falënderimet për ata që e mbështetën dhe synimet e reja me Gjilanin.

Oltion Bilalli kishte pësuar një lëndim serioz gjatë ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës, pas një dueli në ajër me portierin Ilir Avdyli, të luajtur në fund të edicionit 2024/25 apo më saktësisht me datë 6 maj 2025.

Ai ishte detyruar të largohej nga fusha me autoambulancë, duke u dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Gjilanit, për trajtim të mëtutjeshëm.

Pas disa muajve në gjendje të rëndë, Bilalli filloi të marrë veten dhe pas katër muajsh filloi stërvitjet individuale, ndërsa tek tani ka ardhur edhe rikthimi i tij i shumëpritur në fushat e blerta.

Ishte pikërisht një ndeshje tjetër me Malishevën e zhvilluar në fundjavën e fundit në “Liman Gegaj”, ku Bilalli mori minutat e parë duke u inkuadruar si zëvendësues në fitoren 1-2 të Gjilanit.

Pas rikthimit, Bilalli ka folur në një intervistë për Kampionetn, ku ka treguar se ndihet i lumtur dhe emocionuar njëkohësisht, teksa nuk ka hezituar t’i falënderoj të gjithë që i kanë qëndruar pranë. Ai gjithashtu ka thënë se gradualisht po e rrit formën dhe pret të rris nivelin nga java në javë, ashtu si edhe klubi me të cilin kanë ambicie të mëdha për këtë edicion.

“Jam i lumtur për rikthimin në fushat e blerta. Normalisht që ishte emocionues, pasi që u riktheva pas një beteje të vështirë që kisha edhe brenda vetës. Kam besuar dhe kam punuar shumë që të rikthehem sërish”, ka thënë fillimisht Bilalli për Kampionetn.

“Falënderoj gjithë stafin mjekësor të klubit dhe doktorët që më kanë qëndruar afër në çdo moment, sidomos mikut tim, doktorin Argjil Shkodrën, të cilin nuk do ta harroj asnjëherë, klubit, bashkëlojtarëve, trajnerëve, familjes dhe gjithë shoqërisë”.

“Po e marrë vetën gradualisht. Normalisht që nuk jam në formën time më të mirë fizike, mirëpo po punoj me shumë përkushtim që të jem në maksimumin tim dhe ti ndihmoj ekipi”.

“Kemi mundur të bëjmë më mirë, por jemi në kohë për të dëshmuar se sa vlejmë dhe për ta shpërblyer besimin që na ka dhënë klubi për të qenë pjesë e këtij grupi që ka shumë cilësi dhe ka ambicie shumë të mëdha. Në vazhdim do ta shohim Gjilanin e vërtetë”, përfundoi sulmuesi anësor i Gjilanit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments