Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaKombëtarjaMungon Aro Muric, Franco Foda tregon kush do ta zëvendësojë yllin e...

Mungon Aro Muric, Franco Foda tregon kush do ta zëvendësojë yllin e Sassuolos ndaj Sllovenisë – Kampionet

 

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se ende nuk ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Aro Muric për përballjen ndaj Sllovenisë.

Muric mbetet “gardiani” kryesor i “Dardanëve” sidoqoftë nuk do të luajë në Slloveni shkaku që është i suspenduar, si pasojë e dy kartonëve të verdhë që mori në dy ndeshjet e fundit.

Kësisoj, te Kosova opsione mbesin Amir Shaipi, Visar Bekaj dhe Faton Maloku. Mirëpo, Foda ka konfirmuar në konferencë për media se ditëve në vijim do të vendosë se kush do ta zëvendësojë Muric.

“Aro Muric ka pasur paraqitje fantastike dhe do të jetë mungesë e madhe. Në ditët në vijim do të vendosim se cili nga portierët do ta zëvendësojë Aro Muric në portë ndaj Sllovenisë”, deklaroi shkurtimisht ai.

Shaipi kuptohet do të jetë favoriti kryesor për ta zëvendësuar Muric, sidomos pas paraqitjes madhështore që zhvilloi ndeshjen e fundit ndaj Baselit në vikendin e kaluar, ku edhe e mbrojti penalltinë e Xherdan Shaqirit.

Ndërkohë, Kosova do ta kryejë stërvitjen e parë të hënën ndërsa të premten do të nisën për në Slloveni./Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments