
Portieri Thibaut Courtois e përfundoi barazimin pa gola të Real Madridit kundër Rayo Vallecanos me shqetësime fizike, raporton Marca.
Portieri belg do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën në Valdebebas për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
Courtois u pa të ndiente dhimbje në minutat e fundit të ndeshjes, por arriti ta mbyllte takimin e plotë prej 90 minutash.
Real Madridi po shpreson që lëndimi i belgut të mos jetë serioz, duke ditur rolin e rëndësishëm, i cili është i padiskutueshëm në formacionin bazë si dhe ndër më meritorët për formën e lartë të madrilenëve këtë edicion.

Edhe Fede Valverde pësoi një problem në kofshë gjatë ndeshjes dhe u zëvendësua në minutën e 81-të.
Të dy lojtarët pritet të kryejnë ekzaminime të mëtejshme në Valdebebas për të vlerësuar nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme./Kampionet/


