
Luis Diaz prodhoi një moment magjie teksa shënoi një gol spektakolar kundër Union Berlin.
Seria perfekte e Bayern në kampionat mori fund të shtunën, pasi u ndalën në barazim 2-2 ndaj Unionit.
Danilho Doekhi hapi rezultatin në minutën e 27-të, përpara se ish-ylli i Liverpoolit, Diaz, ta barazonte në mënyrë të jashtëzakonshme.
Kolumbiani mori një top të lirë jashtë zonës përpara se të luante një kombinim të shpejtë me Josip Stanisic, i cili dukej se e kishte dhënë një pasim të fortë.
Megjithatë, Diaz rrëshqiti për ta mbajtur topin në lojë me mjeshtëri, më pas e kaloi kundërshtarin e tij dhe gjuajti saktë nga një kënd tepër i vështirë, duke shënuar një gol sensacional.
Goli i tij la të habitur bashkëlojtarët, përfshirë Harry Kane dhe Stanisic, i cili mbeti me duart në kokë nga mosbesimi.
Siç pritej, goli i anësorit ndezi rrjetet sociale, me fansat që e cilësuan atë si një nga pretendentët kryesorë për “golin e sezonit”./Kampionet/


