Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareMotra e befason me vizitë Edon Zhegrovën në stadiumin e Juventusit, ai...

Motra e befason me vizitë Edon Zhegrovën në stadiumin e Juventusit, ai i dhuron mbesës një fanellë të personalizuar – Kampionet

Futbollisti i Kosovës dhe ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, ka pasur një vizitë të veçantë sot në Itali, ku është surprizuar nga motra e tij, e cila ka udhëtuar për ta parë nga afër.

Ajo ka ndarë një postim në Instagram, ku ka shprehur krenarinë dhe emocionet për faktin që i vëllai është pjesë e një klubi me traditë të madhe si Juventusi, duke shkruar: “Së bashku mund t’i kthejmë ëndrrat në histori”.

Zhegrova, i cili është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës, u aktivizua për rreth 20 minuta në ndeshjen e fundit kundër Sportingut.

Megjithëse nuk arriti të ndikojë në rezultat, takimi u mbyll me rezultat 1–1.

Vizita e motrës duket se ka sjellë një moment të ngrohtë familjar për sulmuesin kosovar, i cili vazhdon të marrë vëmendje ndërkombëtare me paraqitjet e tij në Serie A dhe në arenën evropiane. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments